“Qytetarët të votojnë të lirë”, SHBA reagon sërish për zgjedhjet e 25 prillit

Kur na ndajnë edhe pak orë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një tjetër mesazh i fortë vjen nga SHBA, drejtuar partive politike dhe autoriteteve.

Pas kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan, Bob Menendez dhe Anëtarit, Jim Risch, një ditë më parë, sot nje tjetër mesazh vjen edhe nga përfaqësuesit Gregory W. Meeks dhe Michael McCaul.

Kryetari dhe Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, përmes një deklarate pak orë para zgjedhjeve, i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që votuesit të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna.
h
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna. Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit, ata që janë aktualisht në detyrë si dhe ata që shpresojnë të zgjidhen, të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar”, përfundon deklarata.

Shtuar 23.04.2021 07:04