Në qytetin e Korçës, janë shtuar ndjeshëm rastet e dhunës ndaj fëmijëve si dhe ato të ngacmimeve seksual.
Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social pranë Bashkisë së Korçës, vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar më shumë se 45 raste të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.
Ky shqetësim i madh social ka nxitur organizimin e një marshimi simbolik me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, i cili u zhvillua në pedonalen e qytetit për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të thënë STOP dhunës ndaj fëmijëve.
Marshimi simbolik kishte si qëllim tërheqjen e vëmendjes mbi këtë problem të rëndë social dhe sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve.