Ashtu siç ishte paralajmëruar sot është zhvilluar një protestë në Fier, 4 anëtarët e familjes gushi që humbën jetën pas një aksidenti, ndërsa po udhëtonin për në Vlorë.
Qytetarët kanë dalë në rrugët e Fierit me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi për Eduart Gushin, 44 vjeç, gruan e tij, Silvana Gushin, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 12 dhe 9 vjeçe.
Edhe familjarë dhe të afërm të familjes Gushi ndodhen në protestë, të cilët thonë se e vetmja gjë që duan është drejtësia.
“Me inkurajimin dhe mundësinë që na japin neve për të vazhduar për t’u bërë thirrje të gjithëve se kjo që na ndodhi ne mund t’i ndodhë çdo familje., Ne jemi njerëz të thjeshtë,. Kërkojmë drejtësi, nuk kërkojmë hakmarrje. Ai babai i atij djalit duhet të na dilte ballë përballë., Duhet të na trokiste në derë sepse ne jemi njerëz”, shprehet një prej tyre në protestë.
Kujtojmë se familja Gushi u shua në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë, ku 22-vjeçari Igli Madani, me një Audi i përplasi nga mbrapa. Shpejtësia e Audit ka qenë aq e madhe sa për pasojë humbën jetën e gjithë familja që po udhëtonte me mjetin Toyota.