Qeveria vendos, ja sa rritet çmimi i energjisë elektrike (VIDEO)

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka garantuar se pas 1 Janarit çmimi i energjisë elektrike, nuk do të rritet ashtu siç pohojnë disa media duke siguruar se do të jetë më i ulët në rajon.

Fatmir Bytytqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike

“Ju garantoj se në Janar çmimi nuk do të rritet në nivelin që disa media të caktuara, ose individë dëshirojnë ta tregojnë që të krijojnë frikë tek popullata. Siç dëshmuam më 1 Korrik edhe më 1 Janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë më i ulët në rajon dhe do të sigurojmë sasi të mjaftueshme të energjisë që të vazhdojë jeta normale”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ripërsërit se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet më shumë se 10%. Madje thotë se 10% është maksimumi, por rritja mund të jetë edhe më e ulët. Bekteshi paralajëmroi se në modelin që po e përgatisin për amvisëritë, kategoritë sociale do të kenë çmim më të litë të energjisë, ndërsa familjet e pasura do të paguajnë më shtrenjtë.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Tashmë kanë filluar të ndërtohen modele të reja, në pjesën e  përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike, me modelin e bllok tarifave, ku do ti inkurajojmë qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Kategoritë sociale, mund të kenë ulje në çmimin e energjisë nga qershori i vitit të ardhshëm, kurse ata që harxhojmë mbi 1 mega vat, që është shumë, ata me siguri janë familje shumë të pasura, për ta do të rritet çmimi në mënyrë shtesë”.

Rreth deklaratës së Kryetarit të KRRE-së se çmimet për ngrohjen janë rritur 7 fish më shumë dhe se pritet tërheqje masive e qytetarëve nga ngrohja qendrore, Bekteshi u shpreh se kanë filluar bisedimet e Mak Petroll me Gas Prom, mirëpo shtoi se janë të varur nga çmimet që ofron Gas Prom.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Veçmë kanë filluar bisedimet me Gas Prom, nga ana e Mak Petroll që është importues kryesor i gazit natyror. Duke pasur parasysh se ne kemi vetëm një hyrje, një ndërlidhës me Republikën e Bullgarisë, ku sasitë më të mëdha sigurohen nga Gas Prom edhe në Bullgari. Të jem i sinqertë, jemi të varur nga çmimi që e ofron Gas Prom, pra nuk është vetëm problem i Maqedonisë së Veriut, por është problem i madh edhe për BE-në, përshkak të politikave të Rusisë. Ne si Qeveri duhet të bëjmë diversifikim lidhur me ngrohjen me gazin natyror”.

Nga ofertat që kompanitë i kanë dorëzuar tek Komisioni Rregullator i Energjetikës, dhe sipas përllogaritjeve  mund të kemi 38% shtrenjtim të energjisë elektrike. Për këtë Bekteshi tha se kompanitë mund të dorëzojnë oferta, por varet se sa do të pranohen të njejtat. Ndërsa kjo do të vërtetohet sipas tij, periudhën që vijon. /SHENJA/


Shtuar 16.12.2021 17:26