Një vendim i Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë që mban datën 29 prill, nuk është përcaktuar fjala republikë për Kosovën.
Në datë 29 prill, është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, një vendim për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.
Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin.
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Nuk dihet ende nëse kjo është një gabim diplomatik apo diçka më tepër, por gjithsesi mbetet për t’u sqaruar./albeu.com