Qeveria shkarkon zv.ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, miraton Strategjinë e Sigurisë Rrugore

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave mori një sërë vendimesh të rëndësishme, ku spikat lirimi nga detyra i zonjës Vilma Premti nga posti i zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Një tjetër vendim kyç ishte miratimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore për periudhën 2026-2030, bashkë me planin përkatës të veprimit për vitet 2027-2029.

Të lidhura

None found

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu një marrëveshje bashkëpunimi me Kabinetin e Ministrave të Ukrainës, e cila rregullon transportin ndërkombëtar rrugor mes dy vendeve.

U dha drita jeshile edhe për propozimin e projektligjit që synon ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut. Kjo marrëveshje parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të koordinuara ndërmjet dy shteteve.

Një vendim tjetër përcakton rregullat, procedurat dhe masën e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit që plagosen ose dëmtojnë shëndetin gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu, vendimi trajton edhe mënyrën se si do të përkrahen familjarët e atyre policëve që humbin jetën në krye të detyrës.

Qeveria ndërmori hapa edhe për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në funksion të procesit të integrimit evropian të vendit.

U miratuan ndryshime dhe shtesa në disa vendime të mëparshme. Konkretisht, u prekën aktet që rregullojnë vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, si dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë.

Po ashtu, u bënë shtesa në vendimin për mbrojtjen e veçantë shtetërore për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeç, si dhe në vendimin që trajton përfitimet që rrjedhin nga statusi i të verbrit.


Shtuar 22.07.2026 16:46

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş