Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Beratit, Lapaj u shpreh se, Edi Rama dhe ministrat e tij janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen masivisht protestës së paralajmëruar më datë 31 janar ora 18:00 në kryeqytet.
“Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Është e vërtetuar tashmë edhe nga prokuroria e gjykatat që ministrat e tij dhe ai vetë janë të angazhuar në dosje që vërtetojnë një abuzim me fonde të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.
