Qeveria italiane drejt krijimit, Meloni me Berlusconin e Salivinin takohen me Presidentin, në fundjavë bëhet betimi

Giorgia Meloni u drejtua të premten në Pallatin Quirinal të Romës ku pritet të emërohet si kryeministre e re e Italisë. Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi do t’i bashkohen asaj në takimin me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, për të diskutuar pozicionet e kabinetit në qeveri. Nëse palët pajtohen, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Fratteli d’Italia, një parti nacionale konservatore me rrënjë neofashiste doli si partia më e madhe e Italisë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura më 25 shtator. Është forca më e madhe në një koalicion të krahut të djathtë që përfshin lëvizjen e Ligës Veriore të Salvinit dhe Forza Italia të Berlusconit. Në një postim në Twitter të enjten, Meloni shprehu angazhimin e saj të palëkundur për të udhëhequr një qeveri të re të unifikuar.

“Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë Italisë një qeveri që mund të trajtojë me kompetencë dhe me vetëdije sfidat dhe emergjencat tona të sotme,” tha ajo.

Entuziazmi i saj u nda nga anëtarët e tjerë të koalicionit të saj, me Salvinin që deklaroi se “ekipi është gati” dhe Berlusconi deklaroi se partia e tij, Forza Italia, do të jepte një “kontribut vendimtar” në krijimin e qeverisë së re.


Shtuar 21.10.2022 14:55