Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen për emigrantët pas firmës së Melonit

Qeveria ka vendosur që ta konsultojë më Kuvendin marrëveshjen me Italinë përpranimin e emigrantëve pasi ajo është firmosur mes kryeministrit të Shqipërisë Rama dhe asaj të Italisë, Giorgia Meloni.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një projektligj, përmes të cilit kërkon dhënien e miratimit nga parlamenti për aplikimin e kësaj marrëveshjeje.

Kuvendit tashmë, me gjasë vetëm socialistëve, do t’i duhet vetëm të ratifikojë siç është marrëveshjen pa e diskutuar fillimisht edhe në parim duke qenë se bëhet fjalë për një vendim që i shtrin ndikimet për një kohë më të gjatë se një mandat qeveritar.

Projektligji

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN    E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE   TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN   E MIGRACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 


Shtuar 15.11.2023 14:03