Çfarë kishte me vete Mehmet Qema në momentin kur u vra nga Marius Dema

Mehmet Qema u vra paraditen e të hënës nga shoku i tij Marius Dema në lagjen “5 maji” në Tiranë, ndërsa albeu.com mëson se viktima ka pasur me vete një thikë me hapje me teh metalik me dorezë metalike tip Beretta.

Arma e ftohtë është sekuestruar nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e tjera që viktima ka pasur me vete.

“Gjatë këqyrjes së vendngjarjes janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një patentë me emrin Mehmet Qema, një kartë identiteti me po të njëjtin emër. Një ore dore me rripa me ngjyrë kafe, (…) një unazë metalike me gur të zi me logon e shqiponjës në dy krahët e saj, (…) një thikë me hapje me teh metalik me ngjyrë gri me dorezë metalike me kuadrat ngjyrë gri dhe me mbishkrimin në brendësi të tehut “BERETTA”…”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur sekuestrimin e makinës tip Benz që është lënë i braktisur në ambientet e QSUT pasi është përdorur për të dërguar 27-vjeçarin në spital, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shtuar 15.05.2021 03:05