Asnjë viktimë, kaq persona rezultuan pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, teksa janë konfirmuar 7 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Lajmi i mirë është se prej disa ditësh vend ynë vijon të mos regjistrojë asnjë të vdekur nga covid-19.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, prej tyre tre të shtruar në spital.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907

Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1


Shtuar 6.07.2021 16:41