“Qepe se të erdha edhe e di ça do të bëj”, plas sherri mes fqinjëve Live në emision (VIDEO)

Dy fqinjë nga qyteti i Beratit, Krenari dhe Fatbardhi janë përballur këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq” pasi kanë grindje për një rrugë kalimi.

Krenari është personi që ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit. Rreth vitit 2006, Fatbardhi është shpërngulur në vendin ku jeton Krenari dhe ka në pronësi një pasuri të paluajtshme që ia ka blerë ish-vjehrrit të këtij të fundit.

Kjo ndërtesë është kufitare me ndërtesën e zotit Krenar dhe ai pretendon që i ka zënë rrugën e kalimit duke ndërtuar një mur me disa kolona. Ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku ia rrëzuan padinë, më pas e çoi në Gjykatën e Apelit ku iu rikthye për rigjykim dhe e fitoi pjesërisht.

Fatbardhi: Unë i kam të gjitha të dokumentuara.

Krenari: Ti po t’i kishe ato prona, nuk hapej ajo rrugë.

Fatbardhi: Rruga këtu, zonja Eni, vetëm është prishur 12.3 metër.

Eni Çobani: Ajo na intereson, rruga. Pra, për sa metra rrugë pretendon Krenari për kalim?

Fatbardhi: 36-40 metër, kur rruga ja ku është.

Krenari: Rruga më përket mua se është me disnivel vendi atje.

Fatbardhi: Është cituar në vendim “do të prishet muri rrethues i bllokut që është pa leje ndërtimi”.

Eni Çobani: Dhe është prishur.

Fatbardhi: Është prishur. Unë e kam apeluar.

Eni Çobani: Krenari lëviz aty apo jo?

Fatbardhi: Në momentin që ky mur është prishur, unë kam qenë në Kroaci me letra, portën që ishte jashtë vendimit donte ta hiqte përmbaruesja me forcë. Kam lënë punën, kam ardhur sipas thënies së saj që nëse nuk sillja një letër, do të hiqnin portën. /tvklan.al


Shtuar 27.06.2021 19:26