PD-ja zyrtare ka kërkuar mocion me debat lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa Alibeaj deklaroi se duhet të ishte i pranishëm për të dhënë përgjigje.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mendon se qëndrimet e Shqipërisë janë të duhurat, ndërsa akuzon opozitën se në të vërtetë do të sulmojnë kryeministrin, dhe jo të mbrojë Kosovën.
Kujtojmë se më 24 shtator 2023, efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë pas një përleshjeje me terroristët serbë në Banjskë.
Balla: Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë mesazhin e bashkimit për Kosovës. Qëndrimi i Shqipërisë është një qendrim i fortë i vendit Amë dhe qëndrimet e Ramës janë qëndrimet e duhura në këtë kohë të vështirë. Ajo që më vjen keq është përpjekja e opozitës për të krijuar një situatë të pakuptimtë në Kuvend, në kohën kur Kuvendi duhet të ketë vetëm një mesazh, atë të përbashkimit.
Për çfarë e doni debatin? Merrni shembull nga Kuvendi i Kosovës. U mblodh Kuvendi i Kosovës, por nuk pati debate, folën vetëm kryetarët e grupeve. Ju nuk keni hallin e Kosovës, keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. Nuk mund të kenë hallin e Kosovës ata që kanë furnizuar Serbinë me naftë, kanë thyer embargon këtu e 30 vjet më parë.
/Albeu.com