Sot në mesditë ndodhi një krim i rëndë në Gjykatën e Tiranës, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.
Autor i dyshuar i krimit, shtetasi me inicialet M.P., ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij dhe ka qëlluar disa herë me armë, duke i marrë atij jetën.
Ndërkohë që është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë.
Menjëherë autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’. /albeu.com/