Qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij, ky është autori i përfshirë edhe më parë në konflikte (FOTO LAJM)

Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në fshatin Zgërdhesh të Fushë Krujës.

Sherri nisi për disa dru, ndërsa Keqi më pas goditi me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda në bark.

Viktima u transferua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë pak orë më vonë.

Kjo nuk ështe hera e parë që Keqi përfshihet në një konflikt të armatosur, pasi 12 vite më parë ai dhe vëllai i tij Jetmiri u përplasën me fisin Daci për motive pronësia ndërsa të plagosur mbetën Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci./albeu.com