Qarkullonte lart e poshtë me armë në brez, ”Shqiponjat” arrestojnë 20 vjeçarin në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë lokalizuar të riun në rrugën “Lord Bajron” për ta dërguar më pas në komisariatin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 15.03.2021 09:39

Tags: