Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 91 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), ka siguruar 10.036 vota, që përbën 43.30% të totalit.
Partia Socialiste (PS), 10.486 vota, ose 45.24%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka marrë 1167 vota (5.40%), ndërsa Partia Socialdemokrate, ka siguruar 682 vota (2.94 %).