Në bashkinë e Elbasanit janë numëruar 222 nga 224 kuti gjithsej. Kandidati socialist, Gledian Llatja ka marrë 56.19% të votave, pra 35.061 vota në total duke fituar në këtë mënyrë bashkinë e Elbasanit. Ndërsa kandidati nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka arritur të marrë 43.81% të votave, pra 27340 vota në total.
Në bashkinë e Gramshit janë numëruta të gjitha kutitë e votimit, 48/48, duke shpallur ftues kandidtin e PS Besion Ajazi me 52.67% të votave, pra 6.263 vota në total.
Në bashkinë e Belshit janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, 40/40, duke shpallur fitues kandidtin e PS Arif Tafani me 52.23% të votave, pra 4.536 vota në total. Tafani la pas kandidatin e BF, Bedri Skënderi i cili mori 49.77% të votave, ose 4.495 vota.
Gjithashtu edhe në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Janë nuëruar të gjitha kutitë, 58/58. Në këtë Bashki ka fituar me diferencë të thelluar kandidati socialist Andis Salla, i cili mori 71.20% të votave, pra 8.444 duke lënë në hije kandidatin e BF, Servet Duzhën I cili mori vetëm 28.80% të votave, 3.416 në total.
Edhe ne Librazhd janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, 55/55. Në këtë Bashki ka fitur kandidati PS, Mariglen Disha, me 74.45% të votave, pra 10.364 vota, duke lënë pas kandidatin e BF Shefki Ccotën, i cili mori 25.55% të votave, pra 3.557 vota.
Në bashkinë e Peqinit janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, 46/46, duke shpallur fitues kandidtin e PS Bukurosh Maçin me 57.78 % të votave, pra 6.400 vota në total. Maçi la pas kandidatin e BF, Mustafa Pashja i cili mori 42.22 % të votave, ose 4.677 vota.
Në bashkinë e Prrenjasit janë numëruar 31 nga 39 kuti votimi në total. Kandidati i PS-së Nuri Belba ka marrë der më tani 62.90% të votave pra 5.282 vota, ndërsa kandidatja e BF, Suzana Topi ka marrë 37.10% të votave, pra 3.116 vota në total.