Qafa e Llogarasë mbulohet nga mjegulla

Edhe pse temperaturat po vijnë në rritje, paraditen e sotme qafa e Llogarasë është mbushur me mjegull. Drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes pasi pamja e rrugës nuk është e qartë.

Sipas Meteoalb, sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.


Shtuar 10.05.2021 11:52