“Putini është i zemëruar”, shefi i CIA-s: Kishte planifikuar kontrollin e Kievit brenda dy ditësh

Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns.

Komentet Burns i bëri duke folur në një seancë para Kongresit amerikan, teksa u ka thënë ligjvënësve se mendon që Putin është i zemëruar tani.

“Ai ka mundësi që të rrisë përpjekjet për të rrëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht viktimave civile”, deklaroi Burns.

Burns ka thënë se Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes të “ankesave dhe ambicive për shumë vjet”.