Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kryediplomatin kinez Wang Yi në Moskë.
Putin thotë se marrëdhëniet me Kinën po zhvillohen mirë, duke shtuar se të dy vendet mund të arrijnë nivele të reja të tregtisë këtë vit.
Ai i tha kryediplomatit kinez se mezi pret të flasë me të për situatën aktuale ndërkombëtare, të cilën ai e përshkruan si “të vështirë”.
Presidenti rus shtoi se bashkëpunimi me Kinën është shumë i rëndësishëm për Rusinë.
Nga ana tjetër, kryediplomati kinez u zotua se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë nuk do t’i nënshtrohen presionit nga vendet e tjera.
Ai shton se të dy vendet janë gati të thellojnë një bashkëpunim strategjik.
Me një ton të ngrohtë, Ëang Yi thotë se Pekini është i gatshëm të forcojë partneritetin e tij me Moskën në interes të dy vendeve dhe të gjithë botës.
Wang Yi e përfundoi fjalën duke i përcjellë presidentit Putin dëshirat e presidentit Xi Jinping./Albeu.com/