Richard Moore, kreu i inteligjencës së Britanisë së Madhe, MI6, ka deklaruar sot se që nga pushtimi i Ukrainës janë vrarë deri më sot 15 mijë rusë.
“Ky është i njëjti numër, afërsisht me ato në 10 vjet luftë në Afganistan në vitet 1980. Vladimir Putin i ka çuar në mish për top ushtarët e tij” tha ai në Forumin e Sigurisë Aspen në Malet Shkëmbore të SHBA-ve.
Ndërkaq drejtori i CIA-s, Bill Burns, i cili foli në të njëjtën konferencë, tha se inteligjenca amerikane ka vlerësuar se humbjet ruse shkojnë “deri në 15 mijë të vrarë ndoshta trefishit të të plagosurve. Pra, humbje të mëdha. Ukrainasit kanë pësuar gjithashtu, ndoshta pak më pak se kaq, por një numër të konsiderueshëm viktimash” tha Burns.
Ukraina ka theksuar nga ana e saj se shifra është e lartë në humbjet që i janë shkaktuar Rusisë.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 36 mijë rusë ushtarë rusë dhe personel ushtarak ishin vrarë.
Nga ana tjetër, Rusia ka qenë shumë e rezervuar për të treguar se sa janë humbjet në njerëz.
Në mars, Moska dha një shifër prej 1,351 që ekspertët besojnë se është shumë e ulët.