“Putin në burg”, artisti i vendos presidentit rus bananen mbi kokë

Thomas Baumgärtel, një artist nga Këlni, Gjermani ka realizuar një pankartë 10 metra të gjatë dhe 6 të gjerë në të cilën shihet presidenti rus Vladimir Putin i veshur me rroba burgu dhe një kapele në formën e një bananeje.

‘’Si deklaratë kundër luftës në Ukrainë sollëm motivin tim “Putin në burg’’ në madhësi 10×6 të cilën e vendosëm në një qiellgërvishtëse në Aachenerstr’, tha Baumgärtel.

Baumgärtel nuk është vetëm një artisti i njohur pankartash, por familja e tij aktualisht po i ofron strehim një familjeje ukrainase./albeu.com