Forcat pro ukrainase, të cilët konsiderohen edhe si luftëtarë rusë kundër regjimit të Putinit janë duke luftuar brenda territorit rus, në rajonin e Belgorodit duke kërkua autonominë e tyre nga Kremlini.
Mediat raportojnë se prej dy ditësh ata kanë kapur një territor me një thellësi më pak se një kilometër në brendësi të Federatës Ruse duke mbajtur në kontroll disa fshatra.
Madje ata kanë publikuar edhe pamje nga operacioni i tyre si edhe ushtarë rusë të vrarë.
Shiko VIDEON (Kujdes: Imazhe të rënda)
Më shumë së një operacion i mirëfilltë pushtimi, ky duket një operacion për të shpërqendruar vëmendjen e forcave ruse në prag të kundërofensivës së madhe ukrainase. /albeu.com