“Pusho”, debat mes Veliajt dhe Tabakut te “Inceneratorët”: Mos bëni zhurmuesin, qetësohuni

Mbledhja e sotme në Komisioni Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së komisonit Jorida Tabaku dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili po dëshmon.

Debati Tabaku – Veliaj:

Tabaku: Jeni shprehur pro për autorizimin si kryetar i bashkisë së Tiranës, në cilën pikë jeni autorizuar për mbetjet?

Veliaj: Më autorizon ligji që ishte bërë nga qeveria Berisha , kryetarët e njësive të qeverisjeve vendore janë përgjegjës për mbetjet që bëhen. Kam zbatuar ligjin që mazhoranca juaj ka miratuar dhe në zbatim të ligjit kemi bërë punën për të pasur një Tiranë të pastër.

Tabaku: Cila pikë në cilin nen ju ka autorizuar ju

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 i nenit 5 për vetqeveirsjen vendore, kryetari i bashkisë ka detyra të mbajë pastër qytetin dhe jemi përfaqësues i saj për marrëdhëniet me të tretë për të kthyer përgjigje në emër të bashkisë së Tiranës. Keni spekuluar, po ju betoheni që nuk do gënjeni sepse ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju mos më ndërprisni.

Tabaku: Dëshmitar fokusohu ke pyetjet e mia

Veliaj: Unë ju respektova, nuk mund të bëni gjyqtaren, kjo që po thoni është e pandershme.

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, mos prishni mbledhjen. Veliaj më lër të vazhdoj pyetjet sepse unë jam betuar në Kuvendin . Pyetjet i bëj unë smund të flasësh cfarë të duash, është e pandershme të visj këtu të bësh propagandë. Duhet ti përgjigjesh, është e pandershme të vish të marrësh peng.

Veliaj: Mos bëni zhurmuesin, qetësohu dhe më ler të flas…

Mes të tjerash, Tabaku i kërkoi stafit të komisionit që t’i marrë Veliajt vendimin e këshillit bashkiak, por ai nuk pranoi ta dorëzonte, teksa tha se e ka në dorë dhe i duhet.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Pronën mbi të cilën shtrihet landfilli i Sharrës a është në pronësi të Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Kjo është e pandershme, e bëre pyetjen, tani dëgjo përgjigjen. Ja ku i ke dokumentet. Nëse do kishit vajtur në punë në Bashkinë e Tiranës, do e kuptonit që prona është shtet. Për sa kohë nuk është pronë bashkike, nuk mund të pyetet Këshilli bashkiak. Ju gënjeni, sepse ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.

Tabaku: Po flasim për dy gjëra të ndryshme. I cilit vit është vendimi.

Veliaj: Ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.

Tabaku: Citojeni pak vendimin.

Veliaj: Edhe njëherë, me qetësi, po ju them se i jam përgjigjur kërkesës së ministrisë për landifillin. Unë nuk flas kurrë për qarkun, por për Bashkinë e Tiranës. Ju them me qetësi se më keni atribute që nuk i kam.

Tabaku: Po i ngatërroni qëllimisht çështjet.

Vevliaj: Nuk po më le të flas. Ti mund të bësh pyetjet, por jo të japësh përgjigje. Është e pandershme kjo. Nëse nuk më lë të flas…

Tabaku: Më lexo vendimin. Mos bëj si viktimë.

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona, të kam mundur në gjyq për shpifje. Mos ma hiq mikrofonin, se je dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Ja ku e ke vendimin. Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës. Ja ku e ke vendimin e 2017.

Tabaku: Po…

Veliaj: Më lër të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova se kam folur në emër të Bashkisë së Tiranës dhe jo të qarkut. Meqë ra fjala, meqë ju kam kolegë të PD, po ju them se të njëjtën shkresë ka bërë edhe Isa Sakja, pse merrni vetëm timen.

Tabaku: Do vijë dhe Sakja.

Veliaj: Ja ku e keni dhe shkresën e Isa Sakjas të PD-së. Ky mavria shkon dhe në detaje.

Tabaku: Mos ofendo njeri, lexo.

Veliaj: Po lëre tani, se po ta donit nuk e linit pa post. Unë e kam kaluar në këshill bashkiak, po ky jo. Ky flet në shkresë për shpronësim, do bënte shpronësim në Tiranë nga Kavaja, imagjino. Zelli i PD, që ju nuk e përfshini, por përfshini vetëm shkresën time…

Tabaku: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj politikën tënde.

Veliaj: Ti je dënuar për gënjeshtër. Pyetja është…

Tabaku: Pyetjet i bëj unë. I kërkoj komisionit të marrë dokumentet e kryebashkiakut.

Veliaj: Dokumentet më duhen këtu, do e dëgjosh përgjigjen? Jam duke u përgjigjur.

Tabaku: Administroni vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Jam duke u përgjigjur. Jam duke e përdorur materialen, nuk mund të ma marrësh nga dora. Për sa kohë po provoj që gënjeni, s’ma merr dot nga dora.

Tabaku: Gënjeshtari më i madh në këtë vend jeni ju.

Veliaj: Ju kam mundur në gjyq. Nuk ma merr dot nga dora dokumentin, që ekspozon gënjeshtrën tuaj.

Tabaku: Çfarë frike keni nga vendimi i këshillit bashkiak?

Felaj: Ka një standard.

Veliaj: Nuk mund të bësh pyetje mbi pyetje, prit njëherë përgjigjen.

Tabaku: Jo, do pres vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: E mbarove pyetjen?

Tabaku: Nëse del jashtë objektit, do të ndërpritesh. Përgjigju për Bashkinë Tiranë.

Veliaj: Bashkia e Vorës…

Tabaku: Për Bashkinë Tiranë… Jeni duke gënjyer në dëshmi. Kur të jesh Agim Kajmaku, atëherë hajde e na lexo vendimin e Bashkisë Vorë. Sot je përgjegjës për Bashkinë Tiranë.

Veliaj: Merr pushim, qetësohu.

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Veliaj: Qetësohu, merr frymë.

Tabaku: Jam shumë e qetë, s’kam nevojë për mbrojtje. Ti ke dhjetë mbrojtës këtu, por ju dal të gjithëve përballë.

Veliaj: Të kam mundur.

Tabaku: Bashkë jemi përballur e do përballemi. Ti e përdor SPAK si qen sulmi.


Shtuar 22.02.2022 11:14