Inteligjenca Artificiale tanimë i ka “futur hundët” kudo, duke mos lënë menjëanë edhe mjetet fluturuese.
“R550X” është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale.
Prodhohet nga Rotor Technologies, dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.
Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi.
Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.