Bilanc lufte në SHBA, 700 mijë viktima nga Covid

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një bilanc shokues viktimash që nga nisja e pandemisë.

Bëhet fjalë për rreth 700 mijë të vdekur sipas Routers.

Sipas medieve të huaja, SHBA ka raportuar mesatarisht më shumë se 2,000 viktima në ditë gjatë kësaj jave. Në anën tjetër, raportohet se globalisht numri i të vdekurve nga pandemia ka kapërcyer numrin prej 5 milionë.

SHBA-ja renditet e para në botë për nga numri i viktimave si dhe po ashtu nga numri i rasteve me virusin vdekjeprurës./albeu.com