Publikohet videoja, momenti i shpërthimit të makinës së Sinomatit në Vlorë

Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të mërkurë ka publikuar videon nga momenti i shpërthimit të ndodhur në ditët e para të vitit të ri 2022 në Vlorë ku duket si një mesazh për Sokol Sinomataj.

Në pamjet e videos së siguruar nga gazetari për ABC duket momenti i shpërthimit të makinës para shtëpisë së familjes Sinomataj.

Sipas tij një ngjarje e tillë lidhet me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë vrarë 3 persona.

Autorët me vendosjen e sasisë së tritolit thjesht kanë dashur që ti nisin një mesazh Sokol Sinomataj, për ti thënë se ato janë në gjendje  që ti bëjnë keq dhe pse e kanë shumë të vështirë që të arrijnë qëllimin e tyre final.

“Kjo është një ngjarje e ndodhur më tre janar dhe automjeti i përkiste shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjes. Mesa di unë ka pasur tre të vrarë dhe ku përfshihen edhe 16 personat e zhdukur në 2016. Duket që në momentin e ngjarjes makina ka qenë e parkuar dhe policia ka thënë se ka një kohë të gjatë të parkuar, por nuk është e vërtetë. Në banesë janë duke u bërë punime dhe tek punimet është dhe garazhi që rrinte makina. Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve.

Personat që kanë vendosur eksplozivin sasia ka qenë e madhe duke bërë që të jetë një shpërthim i fuqishëm. Objektivi ka qenë trembja dhe dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj. Ata nuk ofrohen dot aty, por meqë familjarët për momentin nuk ka asnjë aty kanë përfituar nga raste, Nuk është kollaj të ofrohesh aty. Ky është një mesazh për to, pasi për momentin nuk kanë fuqi që ti bëjnë më shumë./abcnews.al


Shtuar 5.01.2022 14:20