Kryetare e LDG-së, Onelda Zefi, dega 6 anëtare e Këshillit Kombëtar të PD ka lexuar sot për mediat emrat e delegateve qe kane votuar për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
“Jemi një pjesë të anëtarëve të njësisë 6 dhe 3, e do të verifikojmë firmat për mbledhjen e kuvendit të datës 11 dhjetor. 80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha anëtarja.