PSG nxjerr në shitje, ku do shkojë Mauro Icardi?

Paris Saint Germain ka vendosur ta nxjerr në shitje Mauro Icardin.

Një arsye që PSG dëshiron largimin e lojtarit është dhe paga e tij prej 10 milionë eurove në sezon.

Mediat franceze kanë raportuar se parisienët tani e kanë nxjerr në shitje yllin argjentinas dhe i kanë vendosur një çmim të largimit.

Për ta lënë të lirë 28-vjeçarin, PSG po pretendon t’i fitojë mbi 40 milionë euro.

E ardhmja e sulmuesit mund të jetë përsëri në Itali, ku skuadra si Roma, Milan, Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për të.

Argjentinasi këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare me PSG-në, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Shtuar 16.05.2021 06:05