Ushtrimi me njerëz të tjerë duket se ka shumë përfitime. Albeu.com do t’ju tregojë disa arsye pse. Lexoni më poshtë!
Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Është vërtetuar se çiftet që ushtrohen së bashku i zgjidhin më lehtë mosmarrëveshjet dhe kanë komunikim më të mirë. Stërvitja rrit sekretimin e hormoneve që kanë një efekt pozitiv në humor, si endorfina, serotonina dhe dopamina, dhe në këtë mënyrë rrit kreativitetin që lidhet me zgjidhjen e problemeve.
Jeni të frymëzuar nga të tjerët
Kur ushtrohemi me miqtë priremi të ndikojmë nga ritmet e tyre. Për shembull, nëse dikush në rutinen tjetër rrit shpejtësinë e tij, do t’ju shtyjë të bëni të njëjtën gjë. Shpjegimi për këtë prirje qëndron në krahasimin social.
Rrjetet sociale
Sipas një studimi anglez, nevoja për kontakt social mund t’i shtyjë njerëzit të shkojnë në palestër, edhe nëse ndihen të lodhur nga ushtrimet./albeu.com