Kryeministri Edi Rama shumë shpesh replikon me ndjekësit e tij në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe kritikave që qytetarët kanë ndaj tij dhe qeverisë së tij.
Por, një komentues e ka pyetur Ramën se pse i djeg sa herë i thonë diçka që s’i pëlqen dhe pse i etiketon ketë persona si njerëz pylli. Rama në përgjigje i thotë se, të shash e të mallkosh të tjerët është njësoj si të jesh rritur në pyll.
Qytetari: “Po ç’ke ti pse te djeg kur dhe thone ndonje gje qe nuk te pelqen. Po direkt i etiketon dhe i quan njerez pylli.Dmth bie ne mivelin e pyllit dhe vete?!
Rama: Lexo komentin qe te kuptosh pergjigjen dhe po, te shash e te mallkosh te tjeret eshte njesoj si te jesh rritur ne pyje, sepse asnje prind askund, nuk te rrit duke te thene shaj e mallko larteposhte se dukesh bukur!