Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaron se kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës.
Kryemadhi pyet se pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës, teksa thekson se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale.
“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës.
Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës?
S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale”, shkruan Kryemadhi.