“Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion nga Amnistia”, Alibeaj i kërkon llogari ministrit Manja

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca nisi me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me amnistinë penale.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj parashtroi pyetjet e tij të cilat ia adresoi Ulsi Manjës. Alibeaj tha se nga ligji i amnistisë kanë përfituar mbi 100 të dënuar për korrupsion dhe kjo sipas tij nuk është e drejtë.

Alibeaj thotë se PD do të ndërmarrë çdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duke filluar me dhënien e llogarisë nga ministri i Drejtësisë.

Alibeaj: A e ka konsultuar versionin fillestar? A u konsultuan amendamenetet me institucionet e drejtësisë? A i janë përcjellë Komisonit të Ligjeve të dhënat dhe numri i personave që do të përfitonin nga amnistia? Unë nuk kam parë një listë të tillë në Komisonin e ligjeve.

Kujtojmë se zbatimi i amnistisë nisi me 24 prill. 780 të burgosur fituan ditën e 24 prillit lirinë pasi miratimit nga parlamenti të amnistisë penale. Mes atyre që lanë qelitë ishin edhe të dënuar për vrasje, për kultivim të lëndëve narkotike si dhe ish zyrtarë.

Në burgun e Recit në shkodër u liruan 135 të burgosur. Një prej tyre, ish kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, i dënuar për shpërdorim detyre.

Nga amnistia do përfitojnë ulje dënimi edhe 800 të dënuar të tjerë. Po ashtu, përjashtohen nga ndjekja penale edhe shumë persona të arrestuar gjatë protestave të opozitës.


Shtuar 9.05.2024 10:44