“Pse kandidon kur thua nuk i fiton zgjedhjet?”, Tela debaton me sipërmarrësin që shpalli kandidaturën për Tiranën

Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që nuk beson se do të fitojë në garën për kryetar bashkie. Ndërsa sipërmarrësi Gremi u përgjigj se kërkon që të vendosë një standard për një kontratë me qytetarët.

Pjesë nga debati

Tela: Zoti Gremi, kur po fliste më parë, tha se është e sigurt që unë nuk do t’i fitoj zgjedhjet dhe është i qartë. Pyetja është pse kandidon kur është e qartë se nuk i fiton zgjedhjet? Kur programi që keni bërë për 5 ditë nuk besoj se është programi i rrugës së Bogdanëve ku jetoni, por për gjithë Tiranën. Pra çfarë sensi ka garimi kur nuk fitoni?

Rakipi: Fakti që flet për parkingjet, dhe për të njëjtën gjë flet edhe Binaj dhe jo për oligarkët.

Gremi: Në fakt nëse Binaj ka folur për parkingjet, bravo i qoftë.

Rakipi: Po nuk do të marrësh asnjë votë.

Gremi: Po nuk do të vdes për bukë. Unë kam punët e mia. Unë një standard do ta vendos. Standardi do të jetë një kontratë me 2, 5, 7 pika të nënshkruara me qytetarët kur kandidati që ka fituar zgjedhjet të ketë qëndrim serioz dhe t’i tërhiqet veshi gjithë mandatit për punët që bën.

Tela: Çdo kandidati i kërkohet llogari.

Gremi: Erion Veliaj kishte bërë kontratë me qytetarët? Fare. Më thuaj një kontratë që ka firmosur? E kishte firmosur Basha?

Tela: Çdo parti politike e bën këtë.

Gremi: Te zgjedhjet e kaluara PS kishte nënshkruar kontratë?

Tela: Patjetër, do të na fuste në BE. Të gjithë e kanë një kontratë. Edhe zonja Manastirliu, edhe pse nuk kemi një datë zgjedhjesh, çdo ditë del dhe ka kontratë me çdo qytetar.

Gremi: Jo domosdoshmërisht dikush duhet të ketë dikë nga mbrapa,. Jo nukm kam askënd, kam veten time dhe idetë e mia. Sot me rrjetet sociale bën gjithçka. Me 50 euro dita e çon fjalën tënde kudo.


Shtuar 13.10.2025 23:44

Tags: ,