PS nis shkarkimin e presidentit, Meta: Deri në 24 korrik 2022 jam këtu!

Partia socialiste ka depozituar në parlament nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Dokumenti është firmosur nga 36 parlamentare të kuvendit aktual, duke startuar dhe ngritjen e komisionit hetimor, duke u mbështetur në nenin 90 të kushtetutës.

Por deklarimet e socialistëve për shkarkimin e tij, Meta i konsideroi Shashke që kërkojnë të largojnë vëmendjen nga manipulimi zgjedhjeve.

Presidenti tha se konferencën e fundit si kreu i shtetit do ta ketë në të njëjtën foltore në 24 korrik të vitit 2022.

“Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu po të ishte për këto histori do të kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga presidenca. Më 24 korrik 2022 këtu do bëjmë konferencën e fundit për shtyp së bashku, përqendrohuni këtu, mos u përqendroni as tek dorëheqjet dhe as tërheqjet.”

Pyetjes në qoftë se do ta dekretoi qeverinë Rama, kreu i shtetit  iu përgjigj:

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre.  Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re në këto zgjedhje nga çdo individ e kandidat.”

Kreu i shtetit doli para medieve për të denoncuar një skandal që lidhet me keqpërdorim e të dhënave të tij personale.

Bëhet fjale për ndërhyrjen në telefonin e tij dhe dërgimin e mesazheve kërcënuese disa qytetarëve. /oranews


Shtuar 30.04.2021 18:21