“Luftë” për vota në Tiranë, kaq vota i duhen Majkos për të hyrë në Kuvend

Vazhdon normalisht procesi i numërimit të votave në Tiranë. Deri në këto momente, kryeson PS me 18 mandate e ndjekur nga PD me 15 mandate, LSI 2 dhe partia e Tom Doshit me 1 mandat.

Deri më tani në kampin socialist janë konfirmuar 18 mandate por duke lënë jashtë figura të njohura politike, si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli etj.

Socialistët janë në luftë për të marrë mandatin e 19, që i takon Pandeli Majkos dhe situate duket e nxehtë për shkak të rritjes së shifrave për PD në Tiranë.

Sipas llogaritjes së votave, PS-së i nevojitet edhe 1 mijë vota më tepër në mënyrë që ta ketë të sigurt mandatin e 19-të. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 10:14