Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.
Në një deklaratë nga selia e PS-së, Muzhaqi tha se mjafton vetëm pesë minuta nga koha e çdo qytetari për të shënuar të ardhmen e vendit.
“Bëni detyrën tuaj, votoni, janë vetëm pesë minuta nga koha juaj që të shënojnë atë që do të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Votoni, votoni, votoni,”- tha Muzhaqi ndër të tjera.