Reshjet e fundit të shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës që po shkonte drejt “vdekjes”.
Prurjet e shumta nuk kanë ardhur vetëm, por kanë sjellë edhe tonelata mbeturinash që kanë mbushur thuajse të gjithë sipërfaqen e liqenit.
Situata alarmante u krijua menjëherë pas reshjeve dhe rritjes se nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Mësohet se peshkatarët e zonës janë përballur edhe më dëmtimin e rrjetave të peshkimit.
Kjo nuk është hera e parë, pasi situata të tilla përsëriten sa herë që ka rënie apo ngritje të nivelit të ujit në liqen.
Në 24 orët e fundit niveli ka shkuar në 267.8 metra, ndërsa prurjet më pak se 500 metër kub ujë në sekond./albeu.com