Protestuesit ultimatum qeverisë: 72 orë kohë për të shkarkuar Çuçin, Nanon dhe Kumbaron

Pas Kryeministrisë, dhe Presidencës protestuesit janë zhvendosur sërish.  Ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë. Protestuesit, kërkojnë një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen

“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me protesta të pandalshme, vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi. Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zjarrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e policisë, 72 orë kohë për drejtësi”, thanë protestuesit. /albeu.com