Protestuan në mbrojtje të Palestinës, policia procedon 15 persona për thyerjen e masave anti-Covid

Policia ka proceduar në gjendje të lirë15 persona që protestuan dje në mbrojtje të Palestinës.

Ata u proceduan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 12:44