Protestoi para PD kundër Bashës, “eliminohet” Ibsen Elezi

Në mbledhjen e mbajtur sot nga Kryesia e Partisë Demokratike , është eliminuar Ibsen Elezi nga gara për kryetar partie.

Elezi ishte mes 10 personave që kishin dorëzuar formularët e aplikimit në Komisionin e Zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Nga 10 emrat, kryesia ka miratuar vetëm 4. Ata janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Organizimi i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë në dorë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kjo sipas propozimit të bërë në dokumentin që pritet të miratojë kryesia e demokratëve.

“Sekretari i Përgjithshëm kujdeset që administrata e selisë qendrore dhe degët e partisë t’u krijojnë kushtet dhe aksesin e barabartë të gjithë kandidatëve për realizimin e kësaj të drejtë. Sekretari i Përgjithshëm, me kërkesë të secilit kandidat vendos në dispozicion të tyre infrastrukturën dhe burimet njerëzore të nevojshme që garantojnë barazinë në mundësi të secilit kandidat gjatë fushatës zgjehdore”, thuhet në një nga pikat e dokumentit.

 

 

 

Shtuar 23.05.2021 20:04