Redaktorja e një televizioni rus, e cila u bë e njohur për botën për protestën ndaj luftës në Ukrainë, në kohën kolegia e saj ishte në një transmetim live, ka deklaruar tashëm se ndjehet më shumë ukrainase se sa ruse.
Gazetarja ruse është detyruar të largohet nga vendi i saj, ndërsa pak ditë më parë ka bërë të ditur se bashkëshorti ka nisur një proces që synon ta largojë atë nga fëmijët.
Marina Ovsyannikova, e cila vjen nga një familje ku babai i saj është ukrainas ndërsa nëna ruse, është detyruar të largohet prej kohësh nga vendi, dhe tashmë punon për një nga mediat gjermane.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ovsyannikova njoftoi se ka ndërmend të ndryshojë mbiemrin.
“Unë nuk jam një “rus i mirë”, unë jam ukrainas. Në shenjë mbështetjeje të Ukrainës, kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin Ovsyannikov, në vendlindjen Tkachuk”, tha ajo./albeu.com