Protestë në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, ambasadori Durmishi: Drejtësia të thotë fjalën e saj

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur Kosovën e Shqipërinë, pasi u mësua se krimi ndodhi me porosi të bashkëshortit të saj.

Në Tiranë u mbajt një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku u bashkua  edhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi.

Të lidhura

None found

“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.


Shtuar 3.12.2023 12:35