Protestat në Khersonin e pushtuar nga Rusia, arrestohen 400 persona

Ushtria ukrainase ka thënë se më shumë se 400 persona janë arrestuar për protesta në Kherson tani të pushtuar nga Rusia.

Pretendimi, i cili nuk është verifikuar nga Sky News, do t’i bënte jehonë asaj që pamë në Rusi në fillim të pushtimit, ku mijëra rusë u arrestuan për protesta kundër luftës në rrugë.

Sot jemi në ditën e 14 të luftës dhe situata vazhdon të jetë e agravuar edhe pse ditën e sotme palët kanë vendosur një armëpushim për të hapur koridore humanitare.

Kujtojmë që koridore humanitare janë hapur dhe në ditët e mëparshme, por janë thyer nga forcat ruse.


Shtuar 9.03.2022 12:37