Protestat në Iran, shkon në 92 numri i të vrarëve, rritet numri i ekzekutimeve me litar

Gjatë protestave dy javore në Iran janë vrarë 92 persona, dhe mijëra persona janë plagosur. Lëvizjet protestuese në Iran filluan në 26 shtator kur u vra 22-vjeçarja Amini, për mosmbajtje të duhur të shamisë.

Sipas organizatës joqeveritare OJQ janë vrarë 42 veta nga forcat e sigurisë në Zahendan. Një situatë e patolerueshme ndodhi gjithashtu nga forcat e sigurisë pasi ushtruan dhunë duke gjakosur shumë protestues.

Identiteti i të vdekurve është konfirmuar nga organizata lokale joqeveritare Baluch Activists Campaign (BAC). Në mediat sociale, vetëm të premten janë vrarë dhjetëra persona, dhe janë rritur ndjeshëm ekzekutimet me varje në litar.


Shtuar 2.10.2022 18:11