Protesta u shpërblehet banorëve të Divjakës, hiqen barrierat te “Pushimi i Shoferit”

Janë hequr barrierat e vendosura në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në autostradën Lushnje-Fier.

Ky vendim erdhi fill pas protestës së banorëve të Divjakës, të cilët mbajtën edhe rrugën e bllokuar për disa minuta me radhë.

Mbetet për r’u parë nëse kjo është vetëm një lëvizje taktike nga ana e qeverisë apo do të jetë e përhershme./albeu.com/