Protesta, Meta: Rama nuk duhet ta përdorë pozitën e tij për imunitet diplomatik

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga selia për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Ai ka folur për gazetarët ku u shpreh se Rama e ka përdorur pushtetin e pozitës për mbrojtje diplomatike dhe të dorëhiqet nga posti.

“Rama duhet të ishte dorëhequr me kohë. Nuk duhet të përdore pozitën shtetërore për imunitet diplomatik., Duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë sepse ka shkelur kushtetutën dhe së dyti edhe të drejtësisë amerikane.

Nuk ka asnjë skenar të ndalojë opozitën të fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Sot do të shohim që ka mbetur ende shpresë që mund të merren vendime ose do të kemi një deligjitimim total të regjimit të Ramës.

PL dhe PD janë më të bashkuara se kurrë dhe i ftojmë të gjitha ata që duan të jenë përballë regjimit të bashkohen me këtë mision për të çmontuar këtë bande nga pushteti”, tha Meta.


Shtuar 3.03.2023 12:48