Në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, këtë të hënë, në selinë e Partisë Demokratike, po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.
Ndërsa drejtuesit politikë, kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.
Raportohet se dy janë skenarët në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme.
Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria.
Më pas, ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore, ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore.
Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete, në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.