Këtë të premte, opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, po mbajnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, kundër vjedhjeve dhe abuzimeve me paratë publike nga Bashkia e Tiranës.
Këshilltari demokrat Dorian Teliti, bëri thirrje që ne protestën e 11 korrikut të kërkohet qeveria teknike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme
Dorian Teliti: “Ju falënderoj për këtë protestë në këtë shesh lirie para godinës së korrupsionit. Godinë, e cila po shkërmoqet dita-ditës nga forca e rezistencës qytetare. Rezistencë, e cila po nxjerr ne pah të gjitha abuzimet, të gjitha shkeljet, të gjithë vjedhjet që kryetari i bashkisë bashkë me ekipin e tij kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë ende deri sot.
Tirana nuk ka vend për hajdutët. Tirana nuk ka vend për abuzuesit, Tirana nuk ka vend për shkelësit e ligjit. Tirana ka vend për qytetarinë, ka vend për ndershmërinë . Dhe këta policë t’i thërrasin mendjes së këtu jashtë janë qytetarët e vjedhur e brenda janë kriminelët dhe hajdutët.
Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku ku e gjithë Shqipëria do të mbushin bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë të qëndrueshëm që Tirana e gjithë Shqipëria nuk e do me këtë qeverisje dhe e vetmja rrugë është krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje te lira dhe të ndershme….”.